Moti nis me kthjellime, por merr kthesën e papritur orët e pasdites - ja si parashikohen temperaturat për sot

Shqipëria

Moti nis me kthjellime, por merr kthesën e papritur orët e pasdites - ja si parashikohen temperaturat për sot

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Moti i kthjellët dhe relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas mesdite kur priten vranësira të pakta nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Verilindore – Juglindore.

Megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të situatës termike paso pritet depërtim i masave ajrore më të ngrohta me origjinë Perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 16°C vlera më e lartë në Fier dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat