Sulmi ndaj INSTAT, Softa: Homeland Justice mund të ketë shqiptarë si bashkëpunëtorë

Shqipëria

Sulmi ndaj INSTAT, Softa: Homeland Justice mund të ketë shqiptarë si bashkëpunëtorë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 09:39
Fatjon Softa

Faqja e Institutit Shqiptar të Statistikave ka rënë pre e një sulmi nga hakerat.

Përmes një njoftimi për mediat INSTAT bën me dije se një ditë më oarë sistemet e saj informatike kanë qenë objekt i një sulmi kibernetik të sofistikuar.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se në mesin e grupit të hakerave iranianë “Homeland Justice” që mendohet se sulmoi faqen e INSTAT mund të ketë shqiptarë si bashkëpunëtorë.

“Nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur bashkëpunëtor të brendshëm. Në rastet kur sulmohet ka gjithmonë një bashkëpunëtor të brendshëm, po të shihni bankat, sa herë është sulmuar një bankë ka pasur bashkëpunëtor të brendshëm. Edhe në rastin konkret kur grupet kriminale kanë pasur akses në territor, kanë pasur bashkëpunëtorë brenda policisë së shtetit”, tha eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat