Eksperti: Nuk kemi parë helikopter kur bëhen atentate, i shohim për operacione droge

Shqipëria

Eksperti: Nuk kemi parë helikopter kur bëhen atentate, i shohim për operacione droge

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 21:19
Eksperti i sigurisë Fation Softa

Eksperti i sigurisë Fation Softa, foli në lidhje me dy mega-operacionet e koduara “Tempulli” ku janë arrestuar qindra persona.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se ka pasur dhe mbikëqyerje nga ajri për këto operacione, gjë e cila nuk ka ndodhur në rastet kur kanë ndodhur vrasje.

“Operacioni “Tempulli” është një nga operacionet më të mëdha e organizuar nga policia e shtetit. Përveç një organizimi dhe shtrirje territoriale, ka pasur dhe një mbikëqyerje nga ajri nëpërmjet një helikopteri, gjë të cilën nuk e kemi parë në rastet e atentateve që ka ndodhur në raste të veçanta.

Nuk ka qenë ky përkushtim për të kontrolluar apo për të ndjekur personat që janë larguar nga vendi i krimit. Midis suksesit të policisë duhet të radhis dhe trishtimin”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat