Makina del nga rruga në Sarandë-Delvinë, plagosen shoferja dhe pasagjerja

Shqipëria

Makina del nga rruga në Sarandë-Delvinë, plagosen shoferja dhe pasagjerja

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Del nga rruga një automjet në aksin Sarandë-Delvine, ndërsa raportohet për dy të plagosur. Ngjarja para pak minutash në vendin e quajtur “Qafa e Gjinos”.

Nga dalja nga rruga e një automjeti ka mbetur e plagosur drejtuesja dhe pasagjerja, konkretisht Anisa Zervoi 32 vjeç dhe Evelina Shehu, 49 vjeç.

Dy të plagosurat janë transportuar me autoambulancë në urgjencën e spitalit të Sarandës ku po marrin ndihmën e parë.

Mësohet se 32-vjeçarja Zervoi ndodhet në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat