Mediu: Mesazhi i DASH për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme

Shqipëria

Mediu: Mesazhi i DASH për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 15:39
Fatmir Mediu

Delegacioni i Parlamentit shqiptar i ftuar në Mëngjesin e lutjeve nga Kongresi Amerikan, i cili prej 70 vitesh zhvillohet në Washington Hilton, zhvilloi takime edhe në Kongres, me kongresmenë dhe senatorë gjatë këtyre ditëve.

Pjesë e këtij delegacioni kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tregoi në një intervistë për Euronews Albania se zyrtarët e DASH bënë thirrje për luftë kundër korrupsionit për të garantuar garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Mesazhi ishte i qartë edhe në takimin e zhvilluar në DASH me përfaqësues të PD dhe PS, që duhet të funksionojë normalisht parlamenti  dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe ndershme.

Parlamenti ka të gjitha autoritetin për të kontrolluar qeverinë”,  tha Mediu mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat