5 mijë biznese mbrohen nga çmimi energjisë

Shqipëria

5 mijë biznese mbrohen nga çmimi energjisë

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 22:42
Enea Karakaçi

Nga muaji janar rreth 2 mijë biznese të mëdha dhe të mesme kanë dalë në treg të lirë, për ta siguruar vet energjinë elektrike. I shtyrë prej dy vitesh për shkak të krizës, ky vendim vjen si detyrim ligjor për të liberalizuar tregun. Enea Karakaçi, administratori i “OSHEE Grup”, sqaroi në emisionin “E-ZONE” se procesi i liberalizimit do të vijojë edhe në 2025.

“Ne kemi marrë vendim që 2000 biznese të mund të sigurojnë vet energjinë, një detyrim ligjor që vjen dhe si një direktivë e Bashkimit Europian. Pjesa tjetër rreth 5500 biznese do  të vijojnë të jenë nën ombrellën tonë, duke bërë që liberalizimi të shtrihet në kohë edhe në 2025. Bëhet fjalë për biznese të mëdha kryesisht prodhues, ndaj të cilëve duhet të jemi të kujdesshëm, duke i ofruar mundësinë që dalja në treg të jetë me sa më pak kosto. Çmimi me të cilin ofrojnë energjinë është i njëjtë me atë të vitit 2021-2022, 18.3 lekë për kë/h. Ky çmimi është fiks dhe i pandryshuar për një vit”, – sqaroi Karakaçi.

Por viti 2023 është  mbyllur me një nivel arkëtimesh njësoj sa në vitin 2022, rreth 81 miliard lekë. Por pse ky nivel arkëtimesh nuk i është përgjigjur zhvillimit ekonomik që pati vendi në 2023?

Arkëtimet lidhen me faturimin e energjisë. Ne kemi arkëtuar aq sa kemi faturuar. Por pse kjo shifër është njësoj sa në vitin 2022? Investimet në burimet e rinovueshme janë arsyeja se pse shumë biznese, mbi 1000 të tilla, tashmë quhen vetëprodhuesë, duke u shkëputur nga sistemi ynë. Energjia që prodhohet nga fotovoltaikët është arsyeja që sqaron shifrat e arkëtimeve, që janë thuajse njësoj me 2022, – sqaroi Karakaçi në Vizion Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat