Mbledhja e deputetëve të grupit Bardhi – Berisha, Noka: Sot të gjithë deputetët do të jenë në protestë

Shqipëria

Mbledhja e deputetëve të grupit Bardhi – Berisha, Noka: Sot të gjithë deputetët do të jenë në protestë

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 14:06
Flamur Noka

Në përfundim të mbledhjes së grupit të deputetëve Bardhi – Berisha, për mediat është ndalur të flasë, deputeti, Flamur Noka, i cili tha si një prej çështjeve që u diskutuan ishte situata e agravuar në parlament.

Noka: Gjëja e dytë që diskutuam është situata e agravuar ne parlament. Edi Rama  me lëvizjet qe bën, po kërkon ta nënshtrojë opozitën dhe ta shkelë atë.

Përjashtimi vazhdueshëm i deputetëve, tregon qasjen armiqësore që Rama ka ndaj opozitës dhe për këtë kemi vendosur të thërrasim një protestë, për parlamentin, për parlamentarizmin, demokracinë, drejtësinë dhe Shqipërinë.

Sot në protestë do të jenë të gjithë demokratët dhe të gjithë deputetët e përjashtuar.

Një betejë brenda në parlament dhe një betejë jashtë.

Kur do të arrihet bashkimi i PD?

Noka: Gjithçka është në proces. Sot ishim bashkë dhe nuk ka nevojë për lajme. Unë e kuptoj që ju doni zhvillime ditore brenda opozitës dhe kjo është gjë e mirë,

Opozita është e bashkuar dhe gjithçka është drejt finalizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat