Kërkon drejtësi nga dritarja e banesës, analisti i njohur parashikon fatin e Berishës

Shqipëria

Kërkon drejtësi nga dritarja e banesës, analisti i njohur parashikon fatin e Berishës

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 09:27
Sali Berisha

Analisti Ben Andoni në një studio televizive deklaroi nëse Berisha do të dorëzohej në SPAK nuk do të ishtë sot në arrest shtëpie.

Gjatë një debati me ish-deputetin e PD Klevis Balliu, i cili akuzoi SPAK se po përdor dy standarde pasi socialistët po i heton në gjendje të lirë ndërsa Berishën në arrest shtëpie, Andoni theksoi se kjo nuk është e vërtetë, pasi socialistët janë paraqitur që ditën e parë, disa prej tyre madje dalin të zverdhur.

Ndërkohë shtoi se Gazment Bardhi ndryshe nga sa deklaron në Shqipëri, gjatë takimeve në Bruksel dhe SHBA flet me velrësime pozitive për drejtësinë e re.

Andoni: Nëse Berisha do të shkonte që ditën e parë para SPAK-ut nuk do të kishte këtë masë sot. Beqaj shkon çdo ditë para SPAK-ut dhe del i zverdhur. Berisha kishte mundësinë më të mirë për tu përballur me drejtësinë. SPAK ka një mal me dosje, ke inceneratorët ka patur asistencë shumë të madhe nga opozita, por dosjet e tjera janë shumë të vështira. Viti 2024-ër nuk është viti i SPAK, por i GJKKO. Nëse GJKKO e mbyll ekuacionin atëherë opozita mund të thotë diçka. Mua më pëlqeu kur thatë është një pjesë që e mbështes. Zoti Bardhi kur ishte në SHBA dhe Bruksel foli mirë për Drejtësinë, kur erdhi në Shqipëri foli ndryshe. Drejtësia i ka ikur mazhorancës nga duart, dhe ky është fat i madh për shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat