Gjendet pa shenja jete një person në Gramsh

Shqipëria

Gjendet pa shenja jete një person në Gramsh

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Një 74-vjeçar është gjetur i varur këtë mëngjes në fshatin Shëmrizë të Gramshit, njoftoi policia.

Sipas bluve, dyshohet se i moshuari i ka dhënë fund jetës.

Njoftimi i policisë:

“A. B., 74 vjeç, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur. Nga këqyrja paraprake e trupit të 74-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune”, njoftoi policia.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit, shtuan të njëjtat burime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat