U ekzekutua sot në Greqi, biznesmeni grek bashkëpunëtor i beratasit i vrarë në Athinë. Çfarë qëndron pas larjes së hesapeve

Shqipëria

U ekzekutua sot në Greqi, biznesmeni grek bashkëpunëtor i beratasit i vrarë në Athinë. Çfarë qëndron pas larjes së hesapeve

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 21:45
Thimi Droboniku

Biznesmeni i vrarë sot në Greqi rezulton bashkëpunëtor i shqiptarit Thimi Droboniku alis Thimi Prifti, 56 vjec, nga Berati, i ekzekutuar me armë në “Palio Faliro” të Athinës në 31 nëntor 2023 nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se biznesmeni i ekzekutuar sot furnizonte me cigare Drobonikun. Ky i fundit ka precedentë penalë në Greqi për kontrabandë cigaresh dhe çështje droge.

Ka dyshime se dy vrasjet mund te lidhen me njëra tjetrën. Përpos kësaj, biznesmeni i ekzekutuar sot, rezulton të ketë të punësuar shumë shqiptarë, madje edhe rojet e tij ishin shqiptarë. Gruaja e tij, po shqiptare, është ekzekutuar disa vite më parë.

Dyshohet se vrasjet po ndodhin për kontrabandën e cigareve, sic po ndodhin vitet e fundit vrasjet e eksponentëve kryesorë të mafies greke, për të njëjtin motiv. Pas këtyre vrasjeve janë zbuluar autorë nga Europa Lindore dhe Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat