Lita: PD e ka për detyrë morale të amnistojë demokratët që përballen me këtë regjim

Shqipëria

Lita: PD e ka për detyrë morale të amnistojë demokratët që përballen me këtë regjim

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 21:55
Lavdrim Lita

Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se PD e ka për detyrë morale të amnistojë demokratët që përballen me këtë regjim.

Lita: Faktet është që ne kemi një mbipopullim të burgjeve, dhe duhet bërë një amnisti për 700 të burgosur.

Ky ligj duhet të kalojë me 84 vota që mazhoranca nuk i ka në Kuvend.

PD zyrtare ka propozuar një amendament edhe për një shlyerje borxhi të qytetarëve që ka thirrur në protesta dhe janë përndjekur nga policia e Edi Ramës.

PD duke bërë këtë amendim korrekt për t’ju shlyer një borxh këtyre qytetarëve që janë në dënime apo në procese duhet ta votojnë këtë ligj.

PD nuk mund ti lej njerëzit në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat