Mbyllet mes kaosit seanca plenare, opozita bllokon foltoren. Paloka djeg rregulloren

Shqipëria

Mbyllet mes kaosit seanca plenare, opozita bllokon foltoren. Paloka djeg rregulloren

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 12:54
Kuvendi i Shqipërisë

Seanca plenare e kësaj të enjteje është shoqëruar me tensione dhe debate mes deputetëve të Rithemelimit dhe maxhorancës.

Ligjvënësit nga radhët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe përdorën zhurmues për të ndaluar mbarëvajtjen e një seance normale.

Kryetarja e Kuvendit kaloi direkt në votimin e projektligjeve të planifikuara në rendin e ditës të punimeve të Kuvendit.

Me propozim të kreut të grupit parlamentar të PS Bledi Çuç u hoq nga rendi i ditës projektligji për lojërat e fatit.

Deputetët e PS rrëzuan dhe amendamentin e sigurisë që parashikonte ndihmë financiare prej 50 milionë dollarë për Kosovën, i propozuar në Kuvend nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Teksa parlamenti po votonte projektligjet, deputeti i PD-së dogji Edi Paloka dogji rregulloren e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat