Fluturimet direkt Tiranë-Nju Jork priten të fillojnë në fund të 2025

Shqipëria

Fluturimet direkt Tiranë-Nju Jork priten të fillojnë në fund të 2025

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 08:29

Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës pritet të mundësojë fluturime direkt drejt Nju Jorkut duke filluar nga fundi i vitit të ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur Blendi Fevziu në emisionin Opinion.

“Pas zgjatimit të pistës në aeroportin e Rinasit pritet që në fund të vitit të ardhshëm të nisin fluturime direkte drejt Nju Jorkut e më pas edhe destinacioneve të tjera interkontinentale,” ka thënë Fevziu.

Shqiptarët ende duhet të bëjnë dy ose më shumë ndalesa për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kujtojmë se më shumë se katër vite kanë kaluar që nga premtimi që dha kryeministri Edi Rama për të pasur një linjë direkte Tiranë-Nju Jork. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat