“Është bombë po ta marr vesh gruaja”, detektivja me deklaratë të pazakontë: Kam zbuluar tradhtinë e një burri me një tjetër burrë

Shqipëria

“Është bombë po ta marr vesh gruaja”, detektivja me deklaratë të pazakontë: Kam zbuluar tradhtinë e një burri me një tjetër burrë

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 10:08
Shkënda Lili

Dedektivja Shkënda Lili në një studio televizive tha se në Shqipëri ka shpesh meshkuj që e tradhtojnë partneren me një mashkull tjetër.

Ajo tha se ka patur një rast kur gruaja pasi ka marr vesh tradhtinë e burrit me një burrë tjetër, e fali dhe vazhdojnë të jenë bashkë  pasi kishin edhe fëmijë. Megjithatë ata e kanë vazhduar marrëdhënien me një kompromis që edhe gruaja do të ketë lirinë e saj.

“Ma ka ndodhur të zbuloj tradhtinë djalë me djalë. Kjo është një bombë po ta marr vesh partnerja. Nuk më ka ndodhur shpesh, sepse këta persona janë më të sofistikuar në tradhti, se është më e vështirë mënyra e investigimit, se mund të jenë shumë shok në publik. Ka pasur raste jo shumë të shpeshta, por ka pasur.

Në një rast që unë kam patur kontakt, çifti e ka vazhduar marrëdhënien bashkë. Ata e kanë vazhduar marrëdhënien sepse kanë pasur fëmijë, por vetë kanë bërë kompromise që edhe gruaja të ketë lirinë e saj”,-tha detektivja Shkënda Lili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat