Banka shënojnë rekord fitimesh për vitin 2023 në Shqipëri

Shqipëria

Banka shënojnë rekord fitimesh për vitin 2023 në Shqipëri

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Fitimi neto i Bankave në Shqipëri gjatë vitit 2023 ishte 280 mln euro. Fitimet e vitit të kaluar përbëjnë një rekord absolut në këtë sektor, i cili nuk është arritur në asnjë prej  viteve të kaluar.

Të dhënat dalin nga Shoqata Shqiptare e Bankave dhe ky rezultat i detyrohet fitimeve të shtuara nga rritja e normave bazë të interesit.

Në Shqipëri kryejnë aktivitet njëmbëdhjetë banka, të cilat kanë bashkërisht asete në masën rreth 19 miliardë euro.

Në aktivitetin e tyre vjetor, të 11 bankat mbyllën një pjesë të degëve apo filaleve dhe rritën numrin e punonjësve.

Asetet e tyre u rritën 5%, kapitali aksioner u rrit me 8%, ndërsa fitimet me 19%.

Fitimet e shtuara të bankave duket se kanë ardhur në pjesën më të madhe nga rritja e interesave të borxhit publik, por një hapësisr të konsiderueshme fitimi zënë edhe komisoniet e gjobat.

Po ashtu, ulja e nivelit të kredive me probleme nga 5.25 % në fillim të vitit, në 4.7% në dhjetor përkthehet me një rezultat më të mirë financiar për sektorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat