“Do të bëj aksioner” - Përvetësoi 215 mijë euro përmes mashtrimit, arrestohet 38-vjeçari

Shqipëria

“Do të bëj aksioner” - Përvetësoi 215 mijë euro përmes mashtrimit, arrestohet 38-vjeçari

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka përvetësuar 215 mijë euro përmes mashtrimit.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 108 600 euro.

Ky shtetas ka mashtruar një 26-vjeçar,me pretekstin se do ti siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë-Finalizohet nga Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale operacioni policor i koduar “Transporter”.

Përvetësoi 215 000 euro, nëpërmjet mashtrimit, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale 108 600 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në baahkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transporter’.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasit L. Xh., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën 215 000 euro, nga një 26-vjeçar,me pretekstin se do ti siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 108 600 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat