E çon makinën për riparim në servis, mekaniku e merr për xhiro e merr peng pronarin

Shqipëria

E çon makinën për riparim në servis, mekaniku e merr për xhiro e merr peng pronarin

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Një konflikt me dy qytetarë dhe një mekanik të përfshirë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës.

Burime nga policia e qytetit bregdetar konfirmojnë për gazetaren Kloida Gjuzi, se një i ri e kishte lënë automjetin për t’u riparuar dhe prej dy ditësh tashmë nuk lidhej dot me mekanikun në servis.

Ndërsa kishte mësuar se automjeti i tij, jo vetëm ishte riparuar, por shëtiste nëpër qytet mekanikun, i riu sëbashku me të atin shkuan pasditen e kësaj të shtune të sqaroheshin me pronarët e servisit.

Sqarimi mesa duket nuk ka shkuar mirë, pasi sipas burimeve nga vendngjarja, i ati i pronarit të makinës është marrë peng në automjetin e djalit të tij.

Zyrtarisht policia konfirmon ngjarjen për “EuroNews Albania”, por nuk referon se kemi të bëjmë me një pengmarrje.

Sikundër duket nga pamjet e siguruara nga gazetarja Gjuzi, grupi hetimor dhe policia është në vendngjarje dhe më tepër detaje priten të mësohen në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat