Reshje dëbore gjatë mbrëmjes në zonat e thella të Veriut, ja në cilat akse rrugore janë të prekura

Shqipëria

Reshje dëbore gjatë mbrëmjes në zonat e thella të Veriut, ja në cilat akse rrugore janë të prekura

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë mbrëmjes në zonat e thella të veriut.

Në akset e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka reshje shiu dhe në lartësitë mbi 900m ka reshje bore.

Borëpastrueset po punojnë për mbajtjen e rrugëve të hapura.

Njëkohësisht ka pasur edhe rënie gurësh e inertesh nga shpatet e maleve, por më pas janë pastruar.

Deri më tani rrugët janë të kriposura dhe të pastruara, për këtë arsye nuk ka probleme në qarkullim në asnjë prej akseve në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat