“Vizita në Tiranë për të ardhmen e vendit”, zyrtarja e lartë e DASH, Yuri Kim flet për qëndrimin e Blinken në Shqipëri

Shqipëria

“Vizita në Tiranë për të ardhmen e vendit”, zyrtarja e lartë e DASH, Yuri Kim flet për qëndrimin e Blinken në Shqipëri

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 23:05
Yuri Kim

Departamenti Amerikan i Shtetit për vizitën e Sekretarit të shtetit Antony Blinken në Shqipëri dhe atë që e pason në Gjermani, zhvilloi një bisedë informuese online me gazetarë shqiptarë dhe ata gjerman.

Pjesë e këtij bashkëbisedimi ishte edhe gazetari Top Channel Muhamed Veliu, i cili raporton se u zhvillua rreth qëllimit të vizitës dhe çfarë synohet të arrihet.

Detajet i dhanë ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë James O’Brien.

Ai shoqërohej në këtë bashkëbisedim nga ish ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim e cila në DASH mban pozicionin e Principal Zëvendës Asistente e Sekretarit të Sekretarit amerikan për Europën dhe Euroazinë.

Yuri Kim Principal Zëvedës Asistente e Sekretarit të Sekretarit dha këtë koment: “Një ndalesë në Shqipëri i fokusuar në të ardhmen e Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës. Vjen pas 100 vite nga marrëdhëniet Shqipëri SHBA. Falenderim për kryeministrin Edi Ramën dhe Shqipërinë për pjesëmarrjen në Këshillin e sigurimit. Falenderim edhe për afganët në nevojë të strehuar atje në vijim të traditës së mikpritjes shqiptare. Në skedulë parashikohet takim me Presidentin Begaj, kryeministrin Edi Rama në një takim bilateral dhe konferencë shtypi. Më pas takim me të rinjtë të cilët kanë marrë pjesë në programet tona  tek Piramida e hapur para disa muajsh.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat