Ligji për lojërat e fatit, kush janë deputetët e PS që abstenuan

Shqipëria

Ligji për lojërat e fatit, kush janë deputetët e PS që abstenuan

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 10:44
Kuvendi i Shqipërisë

Ditën e sotme Kuvendi votoi ligjin për rikthimin e basteve sportive me 72 vota pro.

Në votim nuk morën pjesë deputetët e opozitës, ndërkohë bëhet e ditur se dy deputetë të PS-së, kanë abstenuar votimin.

Bëhet fjalë për deputetët Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj.

Seanca plenare u mbyll brenda 15 minutave nga fillimi i saj, ku maxhoranca kaloi pa asnjë diskutim të gjitha projektligjet dhe pikat në rendin e ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat