Nazarko: SHBA gjithnjë pro kombit shqiptar, Zheji: Emigrantët, marrëveshja tregon kredibilitetin e Shqipërisë si vend europian

Shqipëria

Nazarko: SHBA gjithnjë pro kombit shqiptar, Zheji: Emigrantët, marrëveshja tregon kredibilitetin e Shqipërisë si vend europian

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 14:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vend që gjithmonë ka marrë mbështetje, ndërsa tashmë po jep dicka. Kështu e komentuan në studion e ABC News, analistë Mentor Nazarko e Artur Zheji, marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Për analistin Nazarko, SHBA kanë qenë gjithmonë mbështetëse ndaj vendit tonë, por jo vetëm. Nazarko theksoi se pa mbështetjen amerikanë, sot nuk do të kishim një shtet të Kosovës.

“ Jam nën ndikimin e leximit të librit të Ikonomit, ku kupton për fillesat e marrëdhënies me SHBA. Është një aleancë e hershme, asokohe Ëillson po familjarizohej, mund të ketë toleruar pavarësisht mitit që kemi ne fitoi opsioni i paprekshmëris së Shqipëri. Po prej atëhere, Amerikanët kanë mbajtur një qëndrim pro kombit shqiptar. Avantazhet që kemi marrë prej kësaj miqësie kanë qenë shumë të mëdha. Nuk do ishte i mundur clirimi i Kosovës nëse nuk do ishte kjo miqësi strategjike, kjo është një arritje e madhe që ne kemi Kosovën shtet. Cdo pjesë e Ballkanit ku jetojnë shqiptarë ka rëndësi. 1994 është firmosur një protokoll. Shqipëria është e rëndësishme në këndvështrimin energjetik, dhe po ashtu për korridoret rrugore. Korridori 8 është shtyrë si projekt gjeopolitik, kompania e madhe amerikane Behtel ishte e para që bëri studimet e para për këtë korridor,” -u shpreh Nazarko.

Për analistin Zheji, nga një vend që gjithnjë ka marrë mbështetje, tashmë Shqipëria po jep dicka.

“Strategjia e shqipërisë, Shqipëria është një vend që prej vitit 2000 vetëm ka marrë mbështetje. Kemi cuar njerëz të marrin pasuri, kjo ka qenë me kosto, vend mikpritës ka qenë Italia Greqia etj. Jemi etiketuar si një gropë e zezë që vetëm merr, tani po japim dicka. Po themi sillini këtu se nuk ndodh asgjë. Sa i përket zonën që është zgjedhur për italianët, pra ne kemi marrë kemi marrë gjithë kohës, tani po japim. Nga një vend problematik, pas 97 ishim një dele e zezë’, kjo pjesë eshtë një publicitet shumë i rëndësishëm për të thënë ne presim, nuk ndodh gjë. Është guxuar në marrëveshjen me Melonin në këtë frymë.

Kredibiliteti që do fitojë Shqipëri, në Shëngjin italianët ndjehen mirë, është zonë katolike. Është një vend i zgjedhur për këtë arsye. Ajo zonë italianët i do dhe beson, do jetë një tjetër margaritar në kurorën e stratëgjisë së re. trëgojmë se jemi një vend garant për operacione të tilla. Dhe kjo vlen. Vizita që bëri Meloni vjen në verë, në kulmin e krizës me Belerin, pavarësisht se nuk e dinim që do dilte kjo marrëveshja më pas me emigrantët, ishte shumë domethënëse, ishte në kërcitje dhëmbësh për të thënë këtu jemi edhe ne.” vijoi Zheji

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat