“Erdhi si shok i Mcgonigal”/ Ish-ministri ‘bën bilancin’ e vizitës së Blinkenit në Tiranë

Shqipëria

“Erdhi si shok i Mcgonigal”/ Ish-ministri ‘bën bilancin’ e vizitës së Blinkenit në Tiranë

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 08:26
Antony Blinken

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale ka listuar disa arsye të ardhjes së Antony Blinken në Tiranën zyrtare.

Sipas Manjanit ai erdhi si vartës i Yuri Kim, si shok i Mcgonigal dje si sekretar i një presidenti që i jep dorën fantazmave dhe flet rregullisht me të vdekurit.

Gjithashtu në postimin e tij në ‘Facebook’ Manjani cek dhe çështjen e Afganëve, të cilët sipas tij janë prova e gjallë që tregon që tregon se si përfundon kur në vendin tënd i shërben një shteti të huaj.

Postimi i plotë i Manjanit:

Pra që ti vemë kapak edhe vizitës zë zotit Blinken.

Ai erdhi këtu si vartës i Yuri Kim;

Si i shok i Mcgonigal dhe;

Si sekretar i një presidenti që i jep dorën fantazmave dhe flet rregullisht me të vdekurit.

Biles edhe na falenderoi për afganët, turpin e tyre më të madh të këtyre kohëve. Afganët janë prova e gjallë që tregon se si përfundon kur në vendin tënd i shërben një shteti të huaj. (Meqë ra fjala, e pyeti njeri se kur do ikin nga Shqipëria ata?)

Të tjerat janë propagandë me pagesë.

Unë këtë bilanc kam.

Bye!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat