Mbledhja e partive opozitare, Starova bën propozimin e papritur

Shqipëria

Mbledhja e partive opozitare, Starova bën propozimin e papritur

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 12:58
Arian Starova

Arian Starova nga “Bashkimi Liberal Demokrat” deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkohet me qeveri teknike.

Ai propozoi në mbledhjen e partive opozitare se duhet të mblidhet një Kuvend Kombëtar i forcave opozitare për të marrë ide të ndryshme, në të mirë të vendit.

“Në zgjedhjet e ardhme vendi duhet të shkojë me qeveri teknike. Do propozoja se na duhet një Kuvend kombëtar i gjithë forcave opozitare ku të dalin mendime që as nuk i kemi menduar, pasi sa më shumë mendje, aq më mirë.

Nëse ecim në këtë rrugë, mendoj se shpresat dhe lëvizjet që do të nisin nga 20 shkurti do të bëhen më të mëdha. Të hyjmë të qetë në zgjedhje.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat