McGonigal dënohet me 28 muaj burg, politikani thumbon kryeministrin: Drejtësi e qelbur kokë e këmbë dhe e kapur për fyti nga Rama

Shqipëria

McGonigal dënohet me 28 muaj burg, politikani thumbon kryeministrin: Drejtësi e qelbur kokë e këmbë dhe e kapur për fyti nga Rama

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 08:27
McGonigal dhe Edi Rama

Nën-kryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’ ka thumbuar kryeministrin Edi Rama pas marrjes së vendimit për McGonigal i cili u dënua me 28 muaj burg.

Vasili thekson se drejtësia amerikane veproi menjëherë për korruptimin e një zyrtari të FBI, ndërsa Rama është ende i lirë.

Postimi i plotë i Vasilit:

McGonigal ne burg, Rama akoma jashte per faj te SPAK-ut!

McGonigal sapo u denua per korruptimin nga Edi Rama.

McGonigal, dënohet me 28 muaj burg për marrjen e 225 mijë dollarëve dhe fshehjen e kontakteve me zyrtarët e Shqipërisë.(me Ramen).

Edi Rama kryekorruptuesi i McGonigal nuk eshte akoma perpara drejtesise.

Drejtesia amerikane veproi menjehere per korruptimin e nje zyrtari te FBI.

Ndersa SPAK rri e veshtron per turp e faqe te zeze dhe nuk vepron ndaj Rames.

Kjo nuk eshte drejtesi e re, por drejtesi e qelbur koke e kembe dhe e kapur per fyti nga Rama!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat