“Pse më ngacmon plakën?” Detaje nga ngjarja në Kavajë, ja pse u qëllua me thikë 55-vjeçari

Shqipëria

“Pse më ngacmon plakën?” Detaje nga ngjarja në Kavajë, ja pse u qëllua me thikë 55-vjeçari

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Një 55-vjeçar është qëlluar me thikë në Kavajë. 

Sipas burimeve, dyshohet se shkaku i këtij sulmi ishte një konflikt, pasi 55-vjeçari I. K., i ka thënë një të panjohuri “pse më ngacmon plakën”, duke nënkuptuar se i riu ka ngacmuar nënën.

I plagosuri është person me precedent penal dhe përdorues i pijeve alkoolike. Ai ka mbërritur i plagosur në spitalin rajonal të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në lagjen nr.5 të Kavajës. Në vendngjarje është gjetur një farsoletë me gjak dhe një kanaçe birre, që gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat