Rama për integrimin në BE: Nuk duhet të mendojmë për datë, t’i bëjmë detyrat e shtëpisë

Shqipëria

Rama për integrimin në BE: Nuk duhet të mendojmë për datë, t’i bëjmë detyrat e shtëpisë

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 19:45
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka folur për procesin e integrimit.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë një datë dhe se vendet duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë për të arritur standardet e vendeve anëtare.

“Unë mendoj, pikë së pari, që nuk duhet të mendojmë asnjë datë, nuk duhet të mbajmë data në mendje, sepse kam kaluar një traumë me këto data, organizime dasmash, çdo gjë ishte e caktuar, por nusja nuk erdhi kurrë. Na erdhi vetëm një letër që ishte raporti i progresit, ku thuhej iu dashurojmë, por vazhdoni të punoni sepse nuk jemi ende gati të flasim. Asnjë datë”, është shprehur Rama para të pranishmëve.

Ai tutje ka theksuar se negociatat janë transferimi më produktiv i njohurive që një vend mund të marrë për t’u shndërruar me institucione funksionale.

“Nuk ka të bëjë me ta, ka të bëjmë me ne. Asnjë nxitim. Negociatat janë transferimi më produktiv, i jashtëzakonshëm i njohurive që një vend mund të marrë për t’u shndërruar me institucione funksionale. Nuk duhet të nxitojmë, duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë. T’i bëjmë vendet tona njësoj si vendet anëtare”, ka deklaruar kryeministri shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat