Banesa e 60-vjeçarit përfshihet nga flakët në Elbasan, shkak dyshohet një shkëndijë në oxhak

Shqipëria

Banesa e 60-vjeçarit përfshihet nga flakët në Elbasan, shkak dyshohet një shkëndijë në oxhak

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Banesa e një 60-vjeçai në fshatin Kuqan të Elbasanit është përfshirë nga flakët këtë të diel.

Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale në shtëpinë e Gj. K., 60 vjeç. Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije në oxhakun e banesës, i cili ka qenë i ndezur.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kuqan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. K., 60 vjeç. Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije në oxhakun e banesës, i cili ka qenë i ndezur. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit”, thekson policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat