Vajzat në Shqipëri me të madhe po e braktisin fshatin për të jetuar në qytete

Shqipëria

Vajzat në Shqipëri me të madhe po e braktisin fshatin për të jetuar në qytete

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

15 mijë banorë janë zhvendosur brenda Shqipërisë gjatë vitit 2022.

Të dhënat e ministrisë së Brendshme zbulojnë se Dibra, Gjirokastra dhe Kukësi janë tre qarqet që po vuajnë më së shumti nga migracioni i brendshëm.

Numrin me të lartë të banorëve të zhvendosur e mban viti 2019 me 64 mijë banorë.  Sipas statistikave zyrtare, migrantët  e  brendshëm janë  përgjithësisht të rinj. Më  shumë se  50% e migrantëve të brendshëm i përkasin grup-moshës 20–34 vjeç, ndërkohë grup-mosha 30–24 vjeç përbën rreth 20% të tyre.

Po ashtu, vihet re se vajzat kanë një tendencë më të lartë për  të  migruar në krahasim me burrat. Për  vitin 2022, ato zënë 60.5% të numrit të përgjithshëm të migrantëve të brendshëm, duke pësuar një rritje me  1.97% nga viti 2021.

Gjatë 4 viteve të fundit, vihet re se Tirana ka një migrim të brendshëm pozitiv, duke përthithur shumicën e banorëve që braktisin zonat malore të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat