27-vjeçari shantazhonte të miturën, reagon Taulant Balla

Shqipëria

27-vjeçari shantazhonte të miturën, reagon Taulant Balla

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 16:56
Taulant Balla

Ditën e sotme, është vënë në prangat e policisë një 27-vjeçar, pasi shntatzhonte një vajzë të mitur që  t’i dërgonte foto dhe video intime dhe i kërkonte marrëdhënie s*ksuale.

Pas këtij rasti të rëndë, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Sakaq, Balla thotë se po punohet për ndryshimet ligjore  kundër dh*nës online, ndërsa ofruesit e rrjeteve sociale – thotë- ministri po përmirësojnë nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.

Postimi:

“Ngjarjet e fundit kanë rritur nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online. Policia e Shtetit përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm kanë identifikuar një tjetër rast shantazhi në rrjetet sociale me rrezikshmëri ndaj një minoreneje.

Po bashkëpunojmë me agjencitë partnere për fuqizimin e kapaciteteve tona në përballjen me këtë formë kriminaliteti. 

Policia e Shtetit po rrit vigjilencën dhe forcën parandaluese, është i domosdoshëm bashkëpunimi me publikun, të cilët duhet të drejtohen pa hezitim duke kallëzuar çdo rast shantazhi e dhune përmes rrjeteve sociale, për të na dhënë mundësinë e reagimit në kohë. Në momentin më të parë të konstatimit duhet denoncur dhe jo të bini pre e shantazhit!

Paralelisht po punojmë për ndryshimet ligjore  kundër dhunës online, ndërsa ofruesit e rrjeteve sociale po përmirësojnë nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe”, thuhet në reaigmin e ministrit Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat