A do e thyejë Berisha arrestin shtëpiak, çfarë pritet të ndodhë në tubimin e sotëm?

Shqipëria

A do e thyejë Berisha arrestin shtëpiak, çfarë pritet të ndodhë në tubimin e sotëm?

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 08:33
Rithemelimi në aksion kundër qeverisë "Rama"

Rithemelimi ka thirrur për në orën 17:30, një protestë kundër qeverisë, ku sipas deputetëve "Berishist", dita e sotme është e rëndësishme për vendosjen e drejtësisë dhe pluralizmit.

Ajo çfarë akoma nuk është konfirmuar, është se akoma nuk dihet nëse kreu i Rithemelimit Sali Berisha do të thyej masën e arrestit shtëpiak që e vuan që prej 30 dhjetorit, për të marrë pjesë fizikisht në protestë, apo do të mbajë fjalën e tij, duke e transmetuar nepërmjet ndonjë monitori që mund të vendoset në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Në spotin e publikuar nga Rithemelimi, është paralajmëruar mosbindje civile, ndërsa kujtojmë se degët e partisë nëpër rrethe kanë organizuar pikat e tyre të takimit, ku kemi parë dhe deputetin Gazmend Bardhi të shoqëruar nga Flamur Noka, që kanë qenë aktiv në çdo qytet, duke komunikuar me qytetarët.

Në këto ditë, nuk kanë munguar as shpërndarjet e "trakteve" nga ana e "Berishistëve" për thirrjen e qytetarëve në protestë, kujtojmë se kjo ditë përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në vitin 1991.

Ndërkohë mësohet se më shumë se 1 mijë forca policie do të jenë këtë pasdite në terren, si pjesë e planit të masave të rendit dhe sigurisë, gjërsa diten e djeshme është izoluar godina e kryeministrisë dhe në bulevard janë instaluar me dhjetëra kamera, që do monitorojnë protestuesit.

Protestës pritet t'i bashkohet edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cila ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, por duke theksuar se kjo protestë për të do të jetë paqësore, duke "tradhëtuar" kështu aleatin e tij Sali Berisha, që ka paralajmëruar se protesta do të nisë paqësisht, duke mos e vënë nënkontroll se çfarë do të ndodhë, ndërkohë që deputetët e Rithemelimit kanë deklaruar se qytetarët kërkojnë dhunë për ndëshkimin e Ramës.

Lulzim Basha dhe deputetët e Partisë Demokratike zyrtare, bëhet me dije se nuk do të jenë pjesë e këtij tubimi, pasi sipas tyre është për interesa të Berishës dhe jo të popullit.

Ndërsa Rithemelimi proteston, kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë gjatë ditës së sotme një vizitë zyrtare në Turqi, ku do të pritet nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ku pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje midis dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat