Opozita proteston sot/ Rama vizitë zyrtare në Turqi, presidenca turke zbardh detaje për takimin me Erdoganin

Shqipëria

Opozita proteston sot/ Rama vizitë zyrtare në Turqi, presidenca turke zbardh detaje për takimin me Erdoganin

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 08:34
Edi Rama dhe Recep Tayyip Erdogan

Me ftesë të presidentit turk Erdogan, kryeministri Edi Rama do të jetë sot në një vizitë në Turqi.

Kreu i qeverisë dhe presidenti Recep Tayyip Erdogan do të kryesojnë takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik Turqi-Shqipëri që u krijua më 6 janar 2021.

Presidenca turke ka dhënë detaje nga kjo mbledhje e parë, duke thënë se do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Diskutimet kryesore mes Ramës dhe presidentit turk Erdogan do të jenë rreth zhvillimeve ndërkombëtare veçanërisht ato në Ballkan sa i takon ruajtjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.

Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat