Amendamentet e opozitës për Amnistinë Penale/ Ministri Manja: Pranohen amendamentet Alibeajt dhe Nallbati

Shqipëria

Amendamentet e opozitës për Amnistinë Penale/ Ministri Manja: Pranohen amendamentet Alibeajt dhe Nallbati

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 10:48
Pamje nga takimi online

Është zhvilluar këtë të martë mbledhja online në Komisionin e Ligjeve. Në këtë mbledhje po diskutohet drafti përfundimtar për Amnistinë Penale.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja listoi amendamentet e opozitës, ku tha se janë pranuar ato të deputetit demokrat Enkeljed Alibeaj dhe Bledion Nallbatit.

Kemi qenë në kontakt me komisionin e ligjeve dhe na janë vënë në dispozicion propozimet. I kemi rakorduar ato që ka parashtroi edhe relatori. Dua ta nis shkurtimisht amendamente. Kjo do të shtrihet deri në datën 31/01/2024. Këtë datë ne kemi pranuar që në parashtrim. Ky propozim është zgjedhur me gamën e personave të dënuar ose që janë në ndjekje penale. Sigurisht është pranuar edhe për veprat që lidhen me tubimet dhe protestat, këtu kam parasysh veprat penale bazike që lidhjen me organizimet e protestave. Personat e armatosur në proteste që dënohen deri në 3 vite burg. Edhe këto kanë qenë pjesë propozime dhe amendamenteve që ka propozuar deputeti Eneklejd Alibeja. Goditja për shkak të detyrës ne nuk e kemi pranuar. Për shkak të rrezikshmërisë dhe parimeve që ka amnistia ne nuk e kemi pranuar. Po ashtru edhe shkatërrimin e pronës nuk e kemi pranuar. Për këto vepra ne kemi mbajtur linjën që kishim.

Për veprat që kanë të bëjmë me tubime politike ne i kemi pranaur.

Propozimin e Nallbatit e kemi pranuar edhe për të siguruar barazinë., është mbajtur në konsideratë barazia. Bëhet fjalë për përfitimin e zbritjes së dënimet 1 vit për meshkujt dhe 1.5 vite për gratë dhe vajzat”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat