Pezullohet nga detyra drejtori i Kadastrës në Lezhë, legalizoi një pallat në Kunë të Shëngjinit në kundërshtim me ligjin

Shqipëria

Pezullohet nga detyra drejtori i Kadastrës në Lezhë, legalizoi një pallat në Kunë të Shëngjinit në kundërshtim me ligjin

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Krahas 11 punonjësve është pezulluar nga detyra dhe Drejtori i Agjencisë se Kadastrës Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku.

Ata janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës për vepren penale “Shpërdorim Detyre”, dhe në kuadër të këtij hetimi, prokurorja Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës.

Sipas prokurorisë dy zyrtaret e Kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.

Vendimi i pezullimit është ankimuar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës me akuzën për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhun në Shëngjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat