Andoni: PS e zhytur në korrupsion të thellë, do përplaset më keq se PD-ja. Tjetërsimi i amendamentit të një deputeti, problem i rëndë

Shqipëria

Andoni: PS e zhytur në korrupsion të thellë, do përplaset më keq se PD-ja. Tjetërsimi i amendamentit të një deputeti, problem i rëndë

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 21:44
Ben Andoni

Gazetari dhe analisti Ben Andoni komentoi debatin mbi draftin e mazhorancës në lidhje me Amnistinë Penale.

“Dihet tashmë fuqia që ka mazhoranca për kapjen e institucioneve dhe parlamenti i sotëm është një nga legjislaturat më të dobëta që ka pasur ndonjëherë Kuvendi i Shqipërisë dhe kjo vjen prej zonjës që e drejton atë institucion.

Unë di këtë që Partia Socialiste do të përplaset shumë më keq se sa u përplas Partia Demokratike, dhe kjo duket nga lidhjet që ai bën.

Ajo që mua më shqetëson është që të arrish të transformosh propozimin e një deputeti pa qenë prezent ky është problem.

Të mos e respektosh dhe të mos e dëgjosh, sepse PS-ja përcjell retorikën e z. Rama që mundohet të mos e konsiderojë fare Partinë Demokratike, dhe kur ti e mbjell në Kuvend që është mbi Ekzekutivin, ti arrin e bën këto gjëra ky është problem.

Procedurat në Shqipëri lënë shumë për të dëshiruar, dhe ta qepësh kaq trashë këtë problem, mendoj se ajo parti ka regjistra të ndryshme.

Me gjithë këto probleme që ka me korrupsionin ajo është kthyer në një makineri e madhe problemesh që po i shpërfaq.

Dhe ky është një problem i madh për demokracinë tonë, pasi tani nuk kemi as demokraci hibride”, theksoi ndër të tjera Ben Andoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat