Më shumë aksidente në rrugë! Rastet u dyfishuan në krahasim me janarin e një viti më parë, eksperti rrugor

Shqipëria

Më shumë aksidente në rrugë! Rastet u dyfishuan në krahasim me janarin e një viti më parë, eksperti rrugor

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Aksidentet rrugore në muajin e parë të vitit, lanë pas 229 të plagosur e të vrarë.

Krahasuar me janarin e një viti më parë, aksidentet janë dyfishuar, nga 84 në 162. Si shkak kryesor është klasifikuar sjellja e drejtuesve të mjeteve, pjesa më e madhe e të cilëve bëjnë pjesë në grupmoshën 25-34 vjec.

“25-35 vjec është mosha e cila rrit vetbesimin në drejtimin e mjetit,u duket vetmja më të aftë, e marrin më me lehtësi, është dhe mosha pastaj e cila ka dhe veprime të tjera sic janë përdorimi i pijeve alkoolike apo substancave të tjera të jashtëligjshme të cilat rrisin riskun për aksidente”- Arben Luzi, ekspert rrugor.

Por krahas sjelljes së drejtuesve të mjeteve, eksperti rrugor ndër shkaktarët e aksidenteve liston edhe sinjalistikën rrugorë, për të cilën thotë se ka nevojë për përmirësim.

“Rruga që është problematike sot për mua, është njollë e errët për aksidente, është rruga e vjetër Kamëz-Fushë-Krujë. Po ta shikosh këtë aks duket sikur është i kompletuar me sinjalistikën rrugore por sinjalizimet rrugore sipas vendimit të këshillit të ministrave vendosen 150 m përpara pikës së rrezikut pra nuk është vendosja e një sinjalizimi 60km/h në një vend të dukshëm dhe gjithë kjo rrugë presupozohet se është me 60, kjo duhet të përsëritet pas cdo kryqëzimi”- tha Luzi.

Edhe këmbësorët bëhen shkak për aksidente rrugore. Në janar 16,0 % e rasteve të tilla kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. E për këtë arsye policia rrugore ka nisur aplikimin e gjobave edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

“Këmbësorët po ndëshkohen dhe besojë se kjo ka për të sjell një edukatë tjetër edhe në lidhje me këmbësorin sepse ne gjithmonë kemi mëshuar që edukata qytetare në lidhje me zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor lë shumë për të dëshiruar dhe pjesa më e madhe e aksidenteve po ti shikosh janë pjesë e kësaj edukate qytetare”- përfundoi Luzi.

Tirana dhe Lezha janë dy qarqet me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore gjatë muajit janar.

TABELE

AKSIDENTET RRUGORE SIPAS QARQEVE JANAR 2024

Berat  2

Dibër  5

Durrës  14

Elbasan  12

Fier 12

Gjirokastër 7

Korçë 9

Kukës  2

Lezhë  17

Shkodër  5

Tiranë 66

Vlorë 11

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat