“NATO, Samit në Tiranë”, Ben Andoni: Kryeministri Rama e ka gjetur shumë mirë këtë moment

Shqipëria

“NATO, Samit në Tiranë”, Ben Andoni: Kryeministri Rama e ka gjetur shumë mirë këtë moment

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 18:53
Ben Andoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një letër të publikuar këtë të hënë drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Bliken, tha se vendi ynë synon të presë mbajtjen e një Samiti të NATO-së në vitin 2027.

Por si duhet parë kjo kërkesë e shefit të qeverisë shqiptare? Gazetari dhe analisti Ben Andoni, i ftuar në “Special Report” tha se nëse kërkesa e Ramës për mbajtjen e Samitit të NATO-s do të pranohej, ky do të ishte padiskutim një hap historik me shumë mesazhet gjeopolitike.

“Rëndësia është shumë e madhe për faktin se është historike. NATO pas aksionit për Kosovën në 1999, nëse vjen në Samit të 2027, tregon se e ka mbyllur luftën me Rusinë”, tha ai.

Sipas Andonit, kryeministri Edi Rama e ka gjetur shumë mirë momentin për këtë kërkesë duke marrë në konsideratë se Shqipëria cilësohet si vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor.

“Shqipëria është vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor. Besoj se Rama ka gjetur shumë mirë këtë moment”, tha ai.

Ai shtoi se Samiti për Ukrainën, i cili do të mbahet në Tiranë, pritet të përcjellë mesazhe shumë të forta për të ardhmen.

“Besoj së samiti është më shumë me vlerë historike se sa praktike. Rëndësia për Tiranën është shumë e madhe. Nga Tirana besoj se Zelensky do përsërisë prapë mesazhet që përsëriti në Mynih. Zelensky do e thotë mesazhin për kujdes dhe për t’i ndërgjegjësuar të gjithë liderët e Evropës për këto situata. Mesazhet e Zelensky do jenë jo thjesht të rëndësishme, por do jenë ato që do na trembin për të ardhmen tonë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat