Denaj në Delvinë: Banorët po kthejnë shtëpitë në bujtina

Shqipëria

Denaj në Delvinë: Banorët po kthejnë shtëpitë në bujtina

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 08:30
Delvinë

Zona e ulët bregdetare ka kushte shumë të favorshme për prodhimin e perimeve në ambiente të mbrojtura duke i mbjellë 2-3 herë në vit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vizitoi fshatin Kopaçez, në Delvinë ku u takua me banorë të kësaj zone që ditë pas dite po kthejnë banesat e tyre në bujtina.

“Në fshatin Kopaçez, Delvinë, mes maleve dhe nënave që presin e përcjellin me shumë dashuri ata turistë që pëlqejnë mikpritjen, ecjen në male e ushqimin e mrekullueshëm delvinjot. Pavarësisht moshës, Manxurana dhe Hano, nuk lënë kohë pa punuar në serrat e vogla për prodhim familjar dhe mbledhjen e ullinjve e kujdesin për kosheret e bletëve”, u shpreh Denaj në rrjetet sociale.

Kthimi i vëmendjes në këto zona malore për t’i shndërruar shtëpitë në bujtina e pritur turistë vendas e të huaj, tha Denaj, do të zgjerojë më shumë mundësinë për të vënë në punë të gjithë kapacitetin e prodhimit në çdo lartësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat