Shtyhet sërish seanca për Alfred Belerin

Shqipëria

Shtyhet sërish seanca për Alfred Belerin

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 19:41

Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë seancën në ngarkim të Alfred Belerit për në datën 5 mars, ora 13:00.

Në këtë seancë, gjykata ka vendosur të dëgjojë të pandehurin Alfred Belerin, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai kërkon pafajësinë, ndërsa akuzohet për shit-blerje votash.

SPAK në pretencën e tij ka kërkuar dënim me 2.6 vjet burg për kandidatin e “Foltores” për Bashkinë e Himarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat