Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK, prej gjashtë orësh ish-ministri i Energjisë në Prokurorinë e Posaçme “në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes”

Shqipëria

Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK, prej gjashtë orësh ish-ministri i Energjisë në Prokurorinë e Posaçme “në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes”

Më: 1 mars 2024 Në ora: 15:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se nuk ka ende një qëndrim zyrtar ose jozyrtar mbi arsyet se përse deputeti socialist është thirrur nga prokurorët e posaçëm, për të dhënë qëndrimin e tij, që sikundër jepet në një moment, është paraqitur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Por, nuk konfirmohet se për cilën nga dosjet, për të cilat më herët është bërë publike paraqitja e tij dhe që qëndrojnë të hapura, është thirrur këtë herë.

Gjiknuri hyri në godinën e qelqtë në orën 09:07 minuta, i pashoqëruar nga avokatë.

Më herët, ai është pyetur për një dosje të denoncuar nga koha kur drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe pas një auditimi, u konstatuan shkelje në investimet në rrugën Tiranë-Elbasan. SPAK dispononte auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që evidentojnë se shtetit shqiptar, i është shkaktuar një dëm i pallogaritshëm ekonomik. Kjo çështje është bërë shkak që dosja të hapet sërish, në adresë të zyrtarëve të ARRSH-së dhe specialistëve, që kanë firmosur, megjithëse nuk ka ende akuza konkrete ndaj të dyshuarve, ndonëse dosja ka mbi tri vite në SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat