Procesi i rienergjizimit të PS-së, Rama në Balldren të Lezhës: Anëtarësime të reja përtej kufijve të vjetër politikë

Shqipëria

Procesi i rienergjizimit të PS-së, Rama në Balldren të Lezhës: Anëtarësime të reja përtej kufijve të vjetër politikë

Më: 3 mars 2024 Në ora: 18:54
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me procesin e rienergjizimit të Partisë Socialiste.

Ku ndalesa e radhës ka qenë në Balldre të Lezhës.

Në një postim në Facebook ai shkruan se sot vijoi me anëtarësime të reja përtej kufijve të vjetër politikë.

Sot për procesin e rienergjizimit të PS, në Balldren, Lezhë, ku Organizata Socialiste 684 arriti një rezultat fitues në zgjedhjet vendore, falë zgjerimit të radhëve e fushatës së përbashkët me demokratë të ardhur në radhët tona, çka sot vijoi me anëtarësime të reja përtej kufijve të vjetër politikë”, shkruan Rama në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat