Konspiracionisti: Shqipëria s’prodhon dot armë, janë përrallat e Ramës për Ukrainën

Shqipëria

Konspiracionisti: Shqipëria s’prodhon dot armë, janë përrallat e Ramës për Ukrainën

Më: 5 mars 2024 Në ora: 09:53
Arianit Sllamnaku

Në Shqipëri u inaugurua Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë të Qarkut të Beratit, që sipas autoriteteve shqiptare i jep Shqipërisë një rëndësi të re gjeostrategjike, ndërkohë në ceremoni ishin të pranishëm zyrtarë të lartë nga disa vende, raporton Anadolu.

Kryeministri Rama u shpreh se baza është një tjetër element sigurie për rajonin e Ballkanit Perëndimor i cili tha ai e “dimë mirë se është një rajon jo i pa rrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet neo-imperialiste të Federatës Ruse”.

Arianit Sllamnaku, konspiracionist i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, u shpreh se nuk do të prodhohen armë në Shqipëri.

Sllamnaku i ka konsideruar përralla, premtimet që kryeministri Edi Rama i dha presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për armët.

“Nuk do t’i vijë rendi prodhimit të armëve në Shqipëri, po ju garantoj unë që tani. Ju jeni caku kryesor i një agresioni eventual që do të ndodh së shpejti. Për vet faktin që avion F-16, do të ngrihen nga baza e Kuçovës kundër Rusisë, atëherë nënkupton që targeti i parë ose ndër të parët nga sulmi rus do të jetë Kosova.

Nuk do të ketë rast për prodhim të armëve. Takimi i Ramës me Zelensky-in për prodhimin e armëve janë tregime dhe përralla për të ngritur autoritetin e Ramës. Rama po ta donte kaq shumë Shqipërinë, do t’i rriste kapacitetet ushtarake”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat