U kapën me fara kanabisi dhe kokainë në makinë, arrestohen dy persona në Vaun e Dejës

Shqipëria

U kapën me fara kanabisi dhe kokainë në makinë, arrestohen dy persona në Vaun e Dejës

Më: 5 mars 2024 Në ora: 11:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë vënë në pranga pasi u kapën me fara kanabisi dhe kokainë në Vaun e Dejës.

Ata po udhëtonin me makinë në fshatin Kryebushat, kur u ndaluan nga policia.

Nga kontrollet fizike të 26-vjeçarit F.M  nga Boga dhe 37-vjeçarit K.K nga Shkodra, u gjetën një pako me 1000 fara kanabisi dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat