Përkeqësohen kushtet hidrometeorologjike, pezullohen lundrimet në disa linja anijesh të dielën

Shqipëria

Përkeqësohen kushtet hidrometeorologjike, pezullohen lundrimet në disa linja anijesh të dielën

Më: 8 mars 2024 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar mbrëmjen e sotme se në bazë të parashikimit për kushtet të përkeqësuara hidrometeorologjike në ditët në vijim përgjatë bregdetit Shqiptar do të merren masa për pezullimin e lundrimeve.

Raportohet se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Sakaq, ditën e dielë do të ndalohet lëvizja e anijeve të pasagjerëve në linjat Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 09-10-11.03.2024 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11.03.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.03.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 7-8bft deri 9bft me shpejtësi ere deri 25-45m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Durres-Bari-Durres dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

Trageti i linjes Durres-Ankona-Durres do te operoje normalisht diten e Diele.

Diten e Diele date 10.03.2024 do te ndalohet lëvizja e anijeve pasagjere ne linjat nderkombetare Durres-Bari-Durres dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Ne lidhje me linjen Sarande-Korfuz-Sarande do te njoftojme ne ditet ne vijim.

NDALOHET DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 09-10-11.03.2024 DUKE FILLUAR NGA ORA 17:00 DATË 09.03.2024 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR DHE TË JENË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 11.03.2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat