Doli jashtë rrugës duke u përplasur me barrierat anësore, zbardhen shkaqet e aksidentit të autobusit së "Unazës"

Shqipëria

Doli jashtë rrugës duke u përplasur me barrierat anësore, zbardhen shkaqet e aksidentit të autobusit së "Unazës"

Më: 10 mars 2024 Në ora: 10:54
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji”

Një aksident është regjistruar paraditen e së dielës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji”, ku në aksident është përfshirë një autobus i linjës së ‘Unazës’.

Shoferit i ka rënë të fikët dhe autobusi është përplasur me një shtyllë.

Atij i është bërë testi i alkoolit dhe nuk qenë nën efekt. Autobusi ka pasur pak pasagjere dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat