“Hetimi i SPAK, me themel”, Llabani: Është qëlluar nga një dritare brenda Kryeministrisë

Shqipëria

“Hetimi i SPAK, me themel”, Llabani: Është qëlluar nga një dritare brenda Kryeministrisë

Më: 14 mars 2024 Në ora: 23:32
“Hetimi i SPAK, me themel”, Llabani: Është qëlluar nga një dritare brenda Kryeministrisë

Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në emisionin “360 Gradë” nga Artur Zheji në ABC News, foli për protestën e 21 janarit, ku mbetën të vdekur katër qytetarë.

Ajo tha se sipas ekspertizës është qëlluar nga një dritare brenda godinës së Kryeministrisë, ndërsa shtoi se athe nuk kanë qenë forcat policore, por grupi i zjarrit.

Në lidhje me hetimet që do të kryen në SPAK, gazetarja tha se hetimi nga Prokuroria e Posa♪5me do të jetë me themel, pasi në protestë pati dhe të lënduar.

Ka një akt ekspertize nga FBI amerikane. Është qëlluar nga një dritare brenda Kryeministrisë, atje s’kanë qenë forcat policore, por grupi i zjarrit. Jo se ka thënë Strasburgu, por është krim shtetëror. Hetim në SPAK është hetim në themel. 21 janari s’duhet të jetohet për 4 viktimat, por për gjithë ngjarjen. Patëm të palosur, institucione që u shkatërruan…kush e thirri këtë demonstratë? Pse ndodhi kjo që ndodhi? A ishin vërtet njerëz të armatosur në protestë?”, tha ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat