“Po negociojmë thonë për të kthyer në normalitet Parlamentin”/ “Shpërthen” ish-deputeti: Na i shisni si fitore të mëdha të opozitës

Shqipëria

“Po negociojmë thonë për të kthyer në normalitet Parlamentin”/ “Shpërthen” ish-deputeti: Na i shisni si fitore të mëdha të opozitës

Më: 15 mars 2024 Në ora: 23:19
“Po negociojmë thonë për të kthyer në normalitet Parlamentin”/ “Shpërthen” ish-deputeti: Na i shisni si fitore të mëdha të opozitës

Nga Myslim Murrizi

A thua se po negocioni armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit per te pushuar luften ne Gaza, apo Rusinë me Ukrainen per t’i dhene fund “lavdise” imagjinare te nje ushtari te Sorosit siç eshte komediani Zelenski qe sa ka bredh keto 2 vite “lufte” nuk ka bredh e nuk mund te bredhë dot gjithe jeten

A mund ta dime edhe ne te tjeret se çfarë po negocioni??

Po negocioni per nje gje qe jua jep Kushtetuta dhe Rama e Linda e Parlamentit po ju jep lemoshë nje te katerten e asaj qe keni kerkuar????

Po negociojme thone per te kthyer ne normalitet Parlamentin!!!!!

Po per çfare “negociatash” ka nevojë nese ju vete nuk do rrini ne kembe, por do uleni ne karriket tuaja e nuk do beni zhurmuesin por do flisni nga 10 minuta (ata qe dine te flasin) per te denoncuar skandalet marramendese te qeveris???

Dhe keto “negociata” pastaj kerkoni te na i shisni si “fitore” te medha te opozites

E çfare fiton opozita apo qytetaret opozitare nga keto negociata?????

Opozita ka mision te behet shumice tek qytetaret, jo shumice e pakices brenda vetes tek numri i deputeteve qe shumica jane lavjerres qe prej 9 shtatorit 2021 nuk e dinë as vete se me kë jane e çfare jane

A po negocioni gjë per sistemin zgjedhor?????

A po negocioni gje per te prishur pazarin e ndyre te prillit 2008 qe t’i ktheni sovranitetin e votes shqiptareve qe te zgjedhin me vote perfaqesuesit e tyre e jo thjesht te votojne?????

A po negocioni qe Shqiperia te mos jete 12 qarqe e qe mos te kete deputetë pushteti me 6800 vota ne Vlore dhe deputetë opozite me 13900 vota ne Gjirokaster???

A po negocioni qe te votojne rreth 2 milion shqiptare qe jane emigrantë????

A po negocioni per lista të hapura, apo per te ruajtur menderen tuaj ne lista te mbyllura duke u lepire here tek Luli, here tek Ledi, here tek Gazi e pastaj tek Berisha????

E nese nuk po “negocioni” per keto, a ka mundesi te mos na çani trapin me keto palo negociata!!!!!!!

Te na e shisni si “fitore” se do ngrini komision hetimore per Beqajn kur Beqaj e ka marre rrugen per tek 7 penxheret eshte te na fyeni edhe injorancen, po mire inteligjencen.

Te na shisni si “fitore” se do beni nje vrime ne uje me hetimin e te dhenave personale eshte njelloj si ky manuali i veshjes se brekeve i vitit 1948 i Partisë Komuniste.

Komisione hetimore qe mund te nxirrnin lakuriq qeverine do ishte çeshtja McGonigal, investitoret strategjik nese nuk jeni te piste vete, apo ish- deputetë te opozites qe kane dhene doreheqien apo “shiten” mandatin, falja e 3 miliardë euro pasuri arabeve ne Portin e Durresit, dy anijet gjenerator qe marrin 600 milion euro pa u ndezur kurre ne Vlore, miniera, tendera pa gare dhe me çmim sa vlera e shpallur dhe kush i ka marre, qe shqiptaret ta marrin vesh se tendera marrin edhe “opozitaret”, e shumë te tjera si keto qe rendojne ne xhepat e shqiptareve

Dhe nese doni qe te nxirrni zbuluar se çfare eshte bere me drejtesine e “re”, duhet te kishit kerkuar nje komision hetimore per reformen ne drejtesi e do shihnin çudira, ku rreth 500 milionë euro i ka marre nje firme kanalesh vaditese dhe pusetash e ish- kancelarit te Austrise Kurtz, qe ka sjelle ketu disa punonjes si vezhgues te OMN, qe paguhen 23 mijë euro ne muaj secili dhe qe jane tallur me 800 gjyqtare e prokuroret shqiptare.

Po keni kellqe shihni dhe hetoni se si e kane kaluar vetingun disa funderrina vetem pse jane ushtare te bandave apo te partise ne pushtet dhe si kane ikur nga vetingu te tjere vetem pse nuk i perkasin sojit bastard te ish- hetuesisë, prokurorisë apo sigurimit.

Per keto qe them une jo qe nuk ju le njeri te hetoni por edhe ju vete as qe ju ka degjuar njeri te belbezoni, prandaj me lemoshen qe ju dha Rama dhe Linda mos na derdellisni sikur keni “fituar”.

Dhe kur degjoj pastaj qe kete zbythje revolucionare e paskeni bere sepse ju paskan ndermjetesuar nderkombetaret, me vjen te vjell, sidomos kur e degjoj nga gojehalet qe ne 2019 nuk ju binte mendja per nderkombetaret, por ulerinin per te djegur mandatet dhe per t’i falur Rames 60 bashki, e sot ju del shkume nga goja duke lehur qe nuk ikim kurre nga Parlamenti, me vjen t’ua perdor surratin si sifon haleje.

Po vazhduat keshtu duke menduar qe mund te mashtroni kedo dhe kur te doni ju, vetem per menderen tuaj te ndyre dhe per nje karrike te qelbur te 2025, ju garantoj qe numri i karrikeve te opozites ne 2025 do te jete sa gjysma e karrikeve qe keni sot, prandaj do zhgenjeheni me shume se gjysma juaj qe mendoni se me lepirje keni zene radhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat