“Thjesht sigurohet që të mos ketë askënd tjetër përballë”/ Ish-ministri shpërthen në kritika

Shqipëria

“Thjesht sigurohet që të mos ketë askënd tjetër përballë”/ Ish-ministri shpërthen në kritika

Më: 17 mars 2024 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar ‘bëmat’ e kohëve të fundit në vend.

Në një shkrim në llogarinë e tij në ‘Facebook’ Manjani thekson se vetë qytetarët e kanë votuar Ramën. Gjithashtu ai thekson se Amerika i duhet Edi Ramës vetëm për të shplarë trutë e shqiptarëve dhe për të vrarë çdo alternativë këtu.

Postimi i plotë i Manjanit:

Pushteti i Edi Ramës,madje edhe mbipushteti, vjen nga vota e shqiptarëve. E kam thënë e stërthënë sepse ky është fakt, jo thjesht mendim.

Në daç besojeni në daç hidhuni përpjetë po ky është realiteti.

Kushdo që beson se janë ca amerikanë që heqin e vënë kryeministrat tanë është haluçinant, trutharë, trushkulur ose trushpërlarë nga propaganda. Askush jashtë nesh nuk ka interes të tillë që të ketë butonin e ndryshimit politik. Doni më prova?

Edi Rama thjesht sigurohet që të mos ketë askënd tjetër përballë këtu në politikën e qelbur shqiptare dhe kaq. Të tjerat vijnë vetë. Edhe amerikanët, duke mos patur se ku të trokasin tjetër do trokasin tek më i zoti prej nesh.

Është kaq e thjeshtë kjo punë.

Ideja tjetër se do vijë Trump në krye të Amerikës dhe do ndryshojë Shqipëria është edhe më budallaqe.

Amerika i duhet Edi Ramës vetëm për të shplarë trutë e shqiptarëve dhe për të vrarë çdo alternativë këtu. Po të presësh se do vendosë Amerika për ne, kjo është idiotësi. Asnjë fis afrikan nuk e beson këtë, jo më shtet sovran.

Tani, që u zutë gafil me idenë që Rama po i bën qokën Trump me ishullin e Sazanit, çkeni për të thënë?!

T'ja japë them unë pse jo?!

Pse me pordhët e qelbura të George Soros apo fëndët e të birit do vazhdojë propaganda e shpërlarjes së truve tona?!

Se pasuria jonë publike aq vlen mo, sa për propagandë. Të paktën dhëndërri i Trump do të ndërtojë diçka, jo si Alex Sorosi që thjesht shet pordhët e të atit.

Jeta e loja vazhdojnë. Rama është më i qarti ndër ne, më i kthjellti. I bën izmet pushtetit këtu dhe sigurohet që të jetë te dera kur i troket dikush, qoftë ky Biden, qoftë Trump, qoftë Soros, Meloni apo kushdo tjetër. Prandaj është në pushtet Ai, për këtë gjë...

Shumica prej nesh gjykon me trutë e gomarit dhe i duket se ky piç vend është qendra e botës. Rama dhe pak si ai janë me këmbë të tokë. Ky vend vlen vetëm për t'u sunduar...

Ja kaq.

***

Në finale sfida është e JONA!

E askujt tjetër. Kush e do karriken e Ramës? Kjo është pyetja që spo merr përgjigje...

Ndërkohë të presim të vijë Trump që PD të marrë vulën, ndërsa Rama të mbajë pushtetin, nuk është llogjikë por budallëk.

Kush vijon të mendojë me sy nga importi i lutem ti bëjë shumë të fala llogjikës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat