Ndihmës Sekretari amerikan Robinson në Shqipëri, takon kreun e SPAK Altin Dumanin

Shqipëria

Ndihmës Sekretari amerikan Robinson në Shqipëri, takon kreun e SPAK Altin Dumanin

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson ka mbërritur ditën e hënë në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Sipas njoftimit të Depratamentit Amerikan të Shtetit, ai do të qëndrojë në kryeqytet deri më 20 mars.

Paraditën e sotme ai është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Gjatë qëndrimit dy ditor, Robinson do të takohet me kryeministrin Edi Rama, anëtarë të kabinetit të qeverisë por dhe përfaqësues të organeve të drejtësisë kundër trafikut të narkotikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat