U kap me kanabis në Qafë Botë, nis hetimi për 24-vjeçarin grek

Shqipëria

U kap me kanabis në Qafë Botë, nis hetimi për 24-vjeçarin grek

Më: 19 mars 2024 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar grek është proceduar penalisht, pasi u kap me kanabis në Pikën Kufitare të Qafë Botës.

I riu, banues në Athinë, u kap pasi iu krye gjatë kontroll nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Botë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin grek M. Y., 24 vjeç, banues në Athinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Botë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat