“PD është vënë në lëvizje”, Gjekmarkaj gjatë takimit me qytetarët në Burrel: Do të ndalet vetëm tek fitorja në zgjedhjet e ardhshme

Shqipëria

“PD është vënë në lëvizje”, Gjekmarkaj gjatë takimit me qytetarët në Burrel: Do të ndalet vetëm tek fitorja në zgjedhjet e ardhshme

Më: 19 mars 2024 Në ora: 17:23
Agron Gjekmarkaj

Deputetët demokratë, Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka po zhvillojnë një takim me qytetarët në Burrel këtë të martë.

Gjekmarkaj tha se Partia Demokratike është vënë në lëvizje dhe do të ndalet vetëm tek fitorja në zgjedhjet e ardhshme.

“PD është vënë në lëvizje, është vënë në ecje dhe do të ndalet vetëm tek fitorja në zgjedhjet e ardhshme, Bashkimi i saj ka ngjallur shpresë dhe energji. Ne jemi përballë një regjimi dhe jemi në një betejë pa kthim dhe pa kompromis. Në çdo vend ku një qeveri është e korruptuar, punon kundër popullit të vet ikën qeveria dhe nuk ikën populli. Kjo qeveri po tenton të dëbojë qytetarët për të mos i lënë në Shqipëri që të mbretërojë vetë. Ne kemi mundësi ta ndalim këtë. Ne besojmë që duke u bashkuar qytet më qytet, fshat më fshat, derë më derë duke folur me njerëz, mendojmë se Rama mundet Ne nuk ka arsye të kemi frikë ndaj tyre. Ne nuk ka arsye të kemi frikë ndaj tyre. Ne jemi një shoqëri jo frikacake, e kemi treguar kur kemi rrëzuar komunizmin”, tha Agron Gjekmarkaj.

Nga ana tjetër Bardhi theksoi se i pret një vit i vështirë dhe shumë punë, ndërsa u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohen deri në fitoren e 2025.

“Na pret një vit i vështirë përpara, një vit me punë. Ne duam t’ju kemi ju në krah ashtu sikurse ju siguroj në emër të PD që ne do na keni në krah edhe në emër të Sali Berishës. Do të duhet ta shfrytëzojmë këtë ditë me kokën lart, sepse kemi çfarë ti themi qytetarëve. Të trokasin në cdo derë dhe të hyjmë në zemrën e çdo shqiptari. Kush thotë që Rama nuk mundet e ka shumë gabim. Të gjithë ne bashkë dhe shumë më shumë jashtë kësaj salle që janë me zemër dhe mendje te ne do ja dalim që në 2025 të sjellim atë ndryshim që nuk e realizuam dot para 4 vitesh”, tha Gazment Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat